Do të mbahet sot në Tiranë takimi i 18-të i komisionit ndërparlamentar të stabilizim asocimit, ku kanë ardhur 10 deputetë të Parlamentit Europian, të cilët do të ulen në tryezë bashkë me Kuvendin e Shqipërisë.
Në krye të grupit të PE-së është eurodeputeti italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë që përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.
Fillimisht, eurodeputetët do të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe më pas delegacioni i PE-së është takuar me kryeministrim Edi Rama.
Burime për mediat bëjnë me dije se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetëve ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin këta të fundit dhe nuk do të ketë takim tjetër në Kryeministri.
Takimi mes deputetëve të PE-së dhe kreut të qeverisë është mbajtur pa praninë e mediave dhe nuk ishin të informuar as gazetarët, të cilët prisnin që të mbahej në Kryeministri.
