Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mesazhet dhe komentet denigruese që, sipas tij, qarkullojnë në platformat online.
Në reagimin e tij, Rama pretendon se një pjesë e madhe e përmbajtjeve që nxisin urrejtje në hapësirën digjitale prodhohen nga burime të organizuara, ndërsa paralajmëron se së shpejti do të publikojë prova në mbështetje të këtij pretendimi.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Rama nuk ka dhënë detaje shtesë mbi atë që nënkupton me “Lindjen” apo mbi provat që paralajmëron se do të bëjë publike.
Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga palë të tjera lidhur me deklaratën e kryeministrit.
