Rama reagon për deklaratën e ministres serbe: Shqipëria ka folur përmes Ministrisë së Jashtme

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtarisht.

Rama theksoi se Shqipëria ka shprehur qëndrimin e saj institucional përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke argumentuar se ky është mënyra se si vepron një shtet që respekton institucionet e veta.

Sipas kryeministrit, nuk është e nevojshme që çdo institucion apo zyrtar të reagojë ndaj çdo deklarate provokuese. Ai u shpreh se ata që kërkojnë reagime të shumta publike nga autoritetet shqiptare kanë “ngatërruar adresë”.

Në reagimin e tij, Rama përdori tone të ashpra ndaj autores së deklaratës, duke e cilësuar atë si një person që ka bërë një deklaratë absurde dhe duke e përshkruar atë si një “çyryk” që “flet përçart”.

Ai kritikoi gjithashtu kundërshtarët politikë në Shqipëri, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë këtë çështje për përfitime politike dhe për të marrë, sipas tij, “poza luftëtarësh”, në vend që të trajtojnë situatën me përgjegjësi institucionale.

Në përfundim, Rama ritheksoi se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë është shprehur tashmë përmes diplomacisë shtetërore dhe se qeveria nuk do të ndjekë, sipas tij, logjikën e reagimeve emocionale ndaj çdo deklarate provokuese që vjen nga Beogradi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related