Rama publikon mesazhet e ish-zv.ministrit Olti Rrumbullaku: Kërcënoi pronarët e një bujtine në Tropojë

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj ish-zëvendësministrit të Arsimit, Olti Rrumbullaku, duke publikuar mesazhe që, sipas tij, tregojnë se ky i fundit ka kërcënuar pronarët e një bujtine në Tropojë për shkak të qëndrimeve të tyre lidhur me protestat e zhvilluara para Kryeministrisë.

Sipas Ramës, Rrumbullaku u ka bërë presion pronarëve të biznesit duke paralajmëruar se do t’u linte vlerësime negative në platformat online për shkak të bindjeve të tyre politike.

Në reagimin e tij, kryeministri rikujtoi edhe periudhën kur Rrumbullaku mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit, duke pretenduar se ai u largua nga qeveria për mungesë rezultatesh.

“‘Akademiku’ që i ka kërcënuar se do t’u verë një yll në vlerësimin online po nuk ndanë të njëjtin mendim me të, ka qenë zëvendësministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua ishte se mbyllej në zyrë dhe bënte gjumin e drekës”, shkroi Rama.

Ai shtoi se Rrumbullaku po vepron nga “hakmarrja”, ndërsa shprehu mbështetje për familjen që administron bujtinën “Chestnut Hill” në Tropojë, duke e cilësuar atë një shembull të sipërmarrjes familjare dhe turizmit malor.

Në përfundim të reagimit, Rama tha se do ta vizitojë së shpejti bujtinën, një premtim që, sipas tij, ua kishte bërë prej kohësh pronarëve të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related