Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme në çështjen për shpifje të ngritur ndaj saj nga biznesmenia Vilma Nushi.
Vendimi është përshëndetur nga Vokshi përmes një interviste të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ku ajo e cilësoi këtë zhvillim si një “lajm të mirë” për të gjithë ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë abuzimet e pushtetit.
“Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për mua, por për çdo opozitar, deputet dhe qytetar që refuzon të heshtë përballë zullumit që ka shkaktuar kjo qeveri, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë,” deklaroi Vokshi
