Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e Partia Socialiste se rritja e çmimeve të karburanteve është një sfidë aktuale, por qeveria do të fokusohet tek shtresat më në nevojë, veçanërisht pensionistët.
Ai theksoi se deri tani ndikimi më i madh është vënë re tek çmimi i naftës, ndërsa për produkte të tjera, sipas tij, nuk ka pasur rritje të ndjeshme.
Sipas Ramës:
- qeveria ka hapësirë financiare për të ndërhyrë nëse është e nevojshme,
- prioritet do të jenë pensionistët dhe kategoritë vulnerabël,
- nuk do të tolerohen abuzimet me çmimet në treg.
Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se janë drejt përfundimit masa të reja për monitorimin e tregut të karburanteve, me synim luftimin e evazionit dhe kontrabandës në këtë sektor.
📌 Deklaratat vijnë në një moment kur çmimet e naftës kanë arritur nivele të larta, ndërsa disa vende europiane kanë ndërhyrë me paketa lehtësuese për qytetarët.
