Rama paralajmëron “prerje kokash” në PS, kush është personi që pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine, del në…

Data

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë një proces “pastrimi” të brendshëm, duke paralajmëruar “prerje kokash” për ata që nuk janë besnikë ndaj partisë dhe që përdorin metodat e “thikës pas shpine”. Ai ka theksuar se askush nuk do të mund të qëndrojë në radhët e PS-së, nëse vazhdon të sabotojë dhe të shkelë besnikërinë ndaj partisë dhe liderit të saj. “Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne në mënyrë të vazhdueshme do pastrojmë shtëpinë tonë, e do ta bëjmë vendin që kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine, të largohet nga shtëpia e të shkojë aty ku e meriton!”, tha ai. Gjithashtu Rama në një mbledhje të Asamblesë së PS për Tiranën, pak ditë më parë është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm. Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë”. Këto komente të Ramës duket se janë një goditje direkte për një person të caktuar që po shkakton trazira të mëdha brenda partisë.

Kush është Nesti Angoni?

Emri i Nesti Angonit është shfaqur herët si një krijim anonim brenda Partisë Socialiste, i cili ka shërbyer për të denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Angoni ka qenë një nga aktorët kryesorë në denoncimin dhe dërgimin e disa informacioneve në SPAK, që ka rezultuar në hetime dhe procese të rëndësishme ligjore që fundosën Veliajn. Kjo ka ngjallur shumë debate dhe ka krijuar një atmosferë tensioni në PS, ku të gjithë po përpiqen të zbulojnë se kush fshihet pas këtij emri dhe kush janë ata që po bëjnë goditjet brenda strukturave të partisë. Në një intervistë të fundit, Veliaj ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Nesti Angoni është një sajesë, një personazh i krijuar nga vetë ata që kanë përfituar nga ky emër për të larë hesapet e tyre personale, duke përdorur vulën dhe logon e shtetit. Madje, Veliaj ka zbuluar se ky person ka depozituar kallëzime të tjera në SPAK, duke sjellë në dyshim seriozitetin e tij dhe rrezikun që Angoni paraqet për PS-në.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related