Kërkoi rekursin e dënimit të tij, Gjykata e Lartë nesër merr vendimin për Ervin Salianjin

Data

Ditën e nesërme Gjykata e Lartë do japi vendimin për Ervin Salianjin, ndërsa pritet që të zhvillohet në orën 10:00.

Salianji ka çuar në gjykatë rekursin e dënimit të tij me 1 vit burg, ku më datë 15 tetor 2024 është refuzuar kjo kërkesë nga Apeli.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar në shkallën e parë me 1 vit burg, i cili dyshohet për çështjen e përgjimit që pretendihej se ishte i vëllait të Fatmir Xhafajt. Sakaq, më 26 shtator 2024, Gjykata e Apeli vendosi lënien në fuqi me 1 vit burg.

Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej 27 shtatorit i akuzuar për “kallëzim të rremë”. Përballja e tij me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, daton që prej 2018, një proces që është zvarritur për vite me rradhë nga togat e zeza.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related