Ja pazaret që ka zbuluar SPAK në telefonin e Kryemadhit,ka përfituar në mënyrë korruptive shuma të mëdha parash, nga…

Data

Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë institucionesh apo biznesmenë. Njëri prej tyre ishte shqiptaro-amerikani Adrian Shatko, drejtor ekzekutim i kompanisë “UNIFI Communication INC” që është dhe kushëriri i Monika Kryemadhit.

SPAK thotë se Ilir Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë ““UNIFI Communication INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si nisi përplasja?

Në vitin 2010, ish-kryeministri Sali Berisha i dha këtë monopol kompanisë “Albanian Telecommunications Union”, të drejtuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Kjo kompani përfitoi përmes një tenderi, dhe marrëveshja përfshinte një afat 40-vjeçar, me vlerë rreth 40 milionë euro. Ulaj kishte lidhje të forta me qeverinë e atëhershme dhe u shpërblye me disa kontrata dhe koncesione të tjera gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2013, qeveria e re në koalicion me LSI-në, e udhëhequr nga Ilir Meta, nisi lëvizjet për të ndryshuar situatën. Sipas hetimeve të SPAK, Meta dhe disa figura të tjera kërkuan që monopoli i fibrave optike t’i kalonte kompanisë, “UNIFI Communication INC”, e cila drejtohej nga biznesmeni Adrian Shatku.

Në hetimin e SPAK përmenden komunikimet mes Shatkut dhe disa zyrtarëve të LSI-së, përfshirë ish-ministrin e Transportit, Edmond Haxhinasto, dhe figura të tjera, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar monopolin e rrjetit të fibrave optike. Dokumentet dhe provat përfshijnë shkëmbime emailesh dhe mesazhe telefonike, të cilat tregojnë për një rrjet të ndërlikuar të bashkëpunimit midis këtyre aktorëve. Më tej, në dokumentet e hetimit, përmendet edhe financimi i disa trajtimeve dhe shpenzimeve të tjera personale për çiftin Meta-Kryemadhi nga ana e Shatkut, si pjesë e marrëveshjeve për sigurimin e këtij monopoli. Nga ana tjetër, Bashkim Ulaj kërkoi të mbronte monopolin e tij, duke ndërtuar një marrëdhënie të re me qeverinë e Edi Ramës, pas rënies së pushtetit të PD-së. Kjo situatë ka çuar në përplasje të forta mes palëve të përfshira, të cilat tashmë janë objekt i hetimeve të SPAK.

Mesazhet

Bisedat e siguruara nga SPAK tregojnë një seri takimesh të fshehta mes Bashkim Ulajt dhe biznesmenit, Adrian Shatku kushëriri i Monika Kryemadhit, e cila e pranoi para mediave lidhjen e miqësisë me biznesmenin. Madje ka pasur një takim mes Shatkut dhe Ulajt, ku i pari i shkruan Kryemadhit se biznesmeni kishte rënë dakord për planin e tërheqjes, por ajo e porosit të kishte kujdes nga ai. Pasazhi më i fortë sipas SPAK në këtë pjesë, është biseda e Kryemadhit me Shatkun, ku e porosit tekstualisht “mos ia përmend emrat tanë”. Pjesë nga përgjimet e SPAK mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit në kohë të ndryshme, kryesisht periudha tetor 2014-dhjetor 2014, kur bëhej diskutimi: “Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: “Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistrojnë dhe mos t’ia përmend emrat tanë…”.

Më tej në komunikimet e datës 18 nëntor 2014, Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit: “Për atë Iliri më tha bëjeni dhe të dyja t’i keni”. Një tjetër dokument tregon lëvizjet e Monika Kryemadhit dhe biznesmenit Adrian Shatku për të marrë bizneset e telekomunikacionit dhe teknologjisë të monopolizuara nga Bashkim Ulaj, “Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit se: “Bashkimi 95% gati. Foli pak keq, por pranoi, tha më mirë ti se je ekspert i fushës sesa një tjetër… Mund të firmosim sonte ose nesër?’”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related