Rama ndalon ministrat të takojnë biznesmenët, por vetë ndërhyn te tenderat – Hoxha: Shkelje e hapur e Kodit të Etikës

Data

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi ndërhyrje për biznesmenë në proceset e tenderave publikë.

Hoxha kujton se në prill 2021 Rama kishte miratuar Kodin e Etikës, i cili u ndalonte ministrave kontaktet me biznesmenë. Sipas tij, sot vetë kryeministri po e shkel hapur këtë kod, duke rekomanduar biznesmenë dhe duke ndërhyrë drejtpërdrejt në vendimmarrje.

“Në prill 2021 Rama mburrej me Kodin e Etikës, sot ai vetë e shkel atë,” shkruan Hoxha, duke e cilësuar këtë sjellje si provë të ndërhyrjes së paligjshme në paracaktimin e fituesve të tenderave.

Ai thekson se, sipas tij, propaganda dhe justifikimet nuk e fshehin faktin e shkeljes së rregullave dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related