Rama mbron projektin në Zvërnec: Prona është private, shteti nuk po fal asgjë

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debateve të fundit mbi projektin e investimit në zonën e Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti po fal prona publike.

Gjatë prezantimit të kompanisë së re “Albanian Digital Solution” (ADS), Rama deklaroi se prona në fjalë nuk është pronë shtetërore, por pronë private e zotëruar prej kohësh nga individë privatë.

“Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Investitorët e përfshirë në atë proces janë shumë seriozë dhe atë pronë e kanë marrë nga privatët”, u shpreh kryeministri.

Rama e lidhi këtë çështje me qasjen e re të qeverisë për menaxhimin e aseteve publike, duke theksuar se shteti synon të përdorë më mirë pronat dhe resurset që zotëron për të gjeneruar zhvillim ekonomik dhe të ardhura.

Sipas tij, Korporata Shqiptare e Investimeve ka krijuar një portofol investimesh me vlerë të konsiderueshme, me synimin që asetet publike të mos jepen më pa përfitime konkrete për shtetin.

Kryeministri sqaroi gjithashtu se në projektin e lidhur me Ishulli i Sazanit, shteti shqiptar mbetet pronar i tokës dhe palë në negociata përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve.

“Sa i përket Sazanit, negociatat ende nuk kanë përfunduar. Shteti do të jetë pjesë e investimit dhe toka e ishullit mbetet pronë e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Deklaratat e tij vijnë pas debatit publik të krijuar nga raportime dhe komente në rrjetet sociale që kanë ngritur dyshime mbi statusin e pronësisë së tokave të përfshira në projektet turistike të zonës së Zvërnecit dhe Sazanit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related