Rama mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, ja çfarë ndodhi

Data

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hënë një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve për votën e Diasporës. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë.

Mësohet se drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e Kryesisë.

Kujtojmë që ditën e nesërme, Rama do të jetë në Bruksel, pasi Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related