Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj saj dhe koleges Elda Hoti.
Vokshi, përmes një postimi, thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.
Postimi i plotë i deputetes Albana Vokshi.
Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre
– Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete.
– Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.
– Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës.
– Urdhëron gratë ministre të firmosin cdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij…
Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…
Kujtojmë se socialistët vendosën sot që të dënojnë me 10 ditë dy demokratet të cilat në seancën e shkuar bllokuan punimet normale të Kuvendit, duke zaptuar foltoren e Kuvendit.
Albana Vokshi bllokoi foltoren e Kuvendit, madje nuk lejoi Arbi Agalliun qe të flasë.
Po ashtu deputetja Elda Hoti i ka hequr të drejtën e fjalës Arbi Agalliut, i cili është pjesë e grupimit të Lulzim Bashës.
