Rama i ofron Klodjan Brahos shtyrjen e mandatit në këmbim të imunitetit për Belinda Ballukun, ja çfarë fshihet…

Data

Një tërmet i vërtetë politik po lëkund themelet e drejtësisë dhe mazhorancës, ku në qendër të një skandali të paprecedentë qëndron fati i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Ndaj saj tashmë rëndojnë tre akuza mbytëse nga Prokuroria e Posaçme (SPAK): nga shkelja e barazisë në tendera, te korrupsioni pasiv dhe pastrimi i parave. Pasi i shpëtoi arrestimit të parë vetëm falë mburojës politike dhe votave të Partisë Socialiste në Kuvend, rreziku i një kërkese të re për pranga ka alarmuar kupolën qeveritare. Pikërisht në këtë moment kritik, kryeministri Edi Rama ka hedhur në tryezë një ofertë kompromentuese me vlerë të jashtëzakonshme për kreun e SPAK-ut, Klodjan Brahon.

Përmes ish-ministrit të Drejtësisë dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mazhoranca ka ndezur dritën jeshile për të plotësuar dëshirën e madhe të Brahos: ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit 9-vjeçar të prokurorëve të posaçëm. Ky propozim “bujar” i Manjës nuk është gjë tjetër veçse një shkëmbim i hapur dhe i pastër interesash në dëm të drejtësisë. Në këmbim të dhurimit të një mandati të dytë për prokurorët, Rama kërkon me ngulm imunitet të përjetshëm dhe “kokën” e pastër të Belinda Ballukut, duke bllokuar çdo sulm të radhës nga SPAK. Ndërsa prokurorët tundohen nga pushteti afatgjatë, pas fasadës së gatishmërisë së Ulsi Manjës fshihet frika e madhe e rrëzimit të qeverisë nga skandalet korruptive. Pra kjo lëvizje e dëshpëruar tregon se fati i Ballukut po përdoret si monedhë këmbimi për të blerë heshtjen dhe besnikërinë e organit më të lartë të akuzës në vend. Më poshtë po pasqyrojmë detaje se çfarë tha Manja dhe në çfarë pozita ndodhet ish-zv/kryeministrja Balluku.

Çfarë tha Manja?

Ndërkohë theksojmë se këtë disa ditë parë (të premten që shkoi më 3 korrik) kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka mbështetur kërkesën e Klodjan Brahos për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. Si drejtues i organit më të lartë të akuzës në vend, Braho tha se prokurorët duhet të kenë të drejtë rizgjedhje, pas 9 vitesh në detyrë. Ulsi Manja ka shprehur dakordësinë me propozimin e kryeprokurorit Klodjan Braho dhe ka thënë se socialistët janë të gatshëm të ndërmarrin ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për mundësinë e rikandidimit të prokurorëve për një mandat të dytë. Manja u shpreh se është i gatshëm të iniciojë ndryshime kushtetuese që lidhen me zgjatjen apo rikandidimin e prokurorëve, teksa deputetët e opozitës, Bylykbashi dhe Strazimiri e kundërshtuan ashpër, duke thënë se e kanë votuar “qorrazi” ligjin aktual.

“SPAK është organ kushtetues, ka jetëgjatësi si institucion. Pasi prokurorët akumulojnë gjithë këtë eksperiencë, i thuhet të largohen dhe nuk u lejohet të rikandidojë. Kush dëshiron të rikandidojë, duhet t’i shtrohet një procesi vlerësimi për tu rizgjedhur. Ndaj unë u kërkoj edhe kolegëve të opozitës, sepse kjo kërkon edhe inciativë politike. Ka kushtëzime edhe sa i përket privatësisë suaj. Personalisht ndaj këtë mendim, ju duhet të keni të drejtën të kandidoni për një mandat të dytë në KLP si të gjithë prokurorët e tjerë të sistemit. Përkohshmëria e prokurorëve e cënon cilësinë e hetimit. Bashkojmë votat, ndryshojmë kushtetutën dhe të heqim kufizimin për mandatin. Bashkë e kemi votuar ligjin aktual, 140 vota. Ti thua jam kundër zgjatjes së mandatit”, u shpreh socialist Ulsi Manja. Megjithatë, kërkesa e tij u kundërshtua nga demokratët Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, të cilët i thanë se kur ishte votuar ligji aktual në Kuvend, Manja dhe të tjerët kishin votuar “me sy mbyllur” duke mos lexuar parashikimet e tij.

Bylykbashi: Ka qenë një deputet këtu që e votoj me sy mbyllur, edhe ti e ke votuar me sy mbyllur këtë ligj.

Manja: Ti ke votuar me sy mbyllur ligjin e dekriminalizimit. Shkruajte nesër në mëngjes, pasi na mblodhe në darke. Të duket i varur institucioni i SPAK.

Strazimiri: Ju thoni mbaroi mandati dhe për shkak të dosjeve që kanë mbetur të ndryshojmë kushtetutën.

Manja: E drejta për të rikandiduar është e drejtë kushtetuese.

Bylykbashi: Ligji aktual nuk thotë kështu.

Manja: Hajde ta ndryshojmë.

Bylykbashi: Komisioni i Venecias ka thënë ndryshe.

Manja: Po, por Komisioni i Venecias sugjerime jep. Gjërat nuk janë të shkruara në gur dhe nuk ndryshojnë.

Bylykbashi: Unë kam ndenjur shumë ditë pa gjumë për atë ligj.

Manja: Ishte i nevojshëm ky debat, sepse doja të kuptoja qasjen e këtyre, sepse pas kamerave shprehen ndryshe.

Akuzat e reja për Ballukun sprovë tjetër për Ramën: A do e mbrojë sërish?

Nga ana tjetër bëjmë me dije se me dy akuza të reja, për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Belinda Ballukut, si dhe me sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara përmes korrupsionit, topi shkon sërish tek Edi Rama. Pyetja tani është se çfarë do të bëjë kryeministri. A do të thotë sërish se akuzat janë të lehta, siç bëri me akuzën e parë që lidhej me tenderat, apo këtë herë do ta dorëzojë imunitetin e Belinda Ballukut? Çështja merr edhe më shumë rëndesë politike, pasi akuzat e reja nga SPAK vijnë në mes të një presioni të pazakontë mbi qeverinë Rama 4, me mijëra qytetarë që prej ditësh protestojnë në shesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related