Rama fshin fotot, Sorosi i publikon, djali i miliarderit ekspozon kryeministrin para Trump, ja postimi i bujshëm që…

Data

Një përpjekje e dëshpëruar e kryeministrit Edi Rama për të fshehur lidhjet e tij me familjen Soros është zbuluar nga vetë Aleks Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, i cili, me një postim të bujshëm, mund të trazojë marrëdhëniet e kryeministrit shqiptar me administratën e Donald Trump. Tre ditë më parë, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Aleks Soros publikoi disa foto nga takimet e tij, por mes tyre mungonte Edi Rama. Burime nga mazhoranca tregojnë se kjo ishte një kërkesë e vetë Ramës, i cili, i vetëdijshëm për perceptimin negativ që ka Sorosi në sytë e Trump, kërkoi të mos shfaqej publikisht pranë tij. Por një detaj i vogël në rrjetet sociale prishi këtë strategji. Komentuesit në postimin e Aleks Soros vunë re mungesën e Ramës dhe nisën të pyesnin nëse ai e kishte braktisur miliarderin për t’u afruar me Trump. Këto komente duket se e kanë acaruar Sorosin e ri, i cili, për të treguar se Rama nuk i është larguar, postoi një foto me të, duke e shoqëruar me një mbishkrim thumbues: “Me kërkesë të popullit.”.

Prapaskenat

Mirëpo ky veprim i Aleks Soros nxjerr zbuluar taktikën e Ramës për të distancuar veten nga fondacionet e Sorosit, një përpjekje që nisi disa javë më parë. Ish-kryeministri Sali Berisha kishte denoncuar publikisht se Rama ka fshirë të gjitha fotot e tij me Xhorxh dhe Aleks Soros nga rrjetet sociale, një lëvizje që sipas tij, kishte për qëllim të krijonte perceptimin se nuk kishte më lidhje me ta. Por postimi i Aleks Soros e hodhi në erë këtë plan. Nëse dikush nga administrata e Trump kishte ende dyshime mbi marrëdhënien e Ramës me Sorosët, tashmë ato janë shuar plotësisht. Djali i miliarderit e ekspozoi hapur kryeministrin shqiptar si një njeri që përpiqet të luajë në dy karrige: nga njëra anë kërkon mbështetjen e Sorosit, ndërsa nga ana tjetër përpiqet të afrohet me Trump. Kjo lëvizje mund të ketë pasoja të rënda për Ramën, veçanërisht tani që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po krijohet një klimë e re politike, ku Sorosi shihet si një figurë e papëlqyeshme nga republikanët dhe administrata e re mund të penalizojë hapur politikanët e lidhur me të.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related