Rama e quajti ‘lajthitje’ survejimin e partive politike, SPAK: Hetojmë blerjen e votës

Data

Deklarata e Ramës, që e quajti lajthitje të SPAK survejimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, u pasua nga një njoftim për shtyp i Prokurorisë së Posaçme.

SPAK nënvizon se kuadri ligjor garanton që hetimet për veprat penale në kuadër të zgjedhjeve të kryhen pa ndërhyrje politike apo presione të jashtme dhe kërkon respektimin e pavarësisë së këtij institucioni.

“Hetimi i veprave penale në kuadër të zgjedhjeve shpesh mund të jetë subjekt i presioneve politike dhe ndërhyrjeve të ndryshme të jashtëligjshme, të cilat mund të synojnë devijimin ose vonesën e hetimeve. Këto ndërhyrje mund të ndikojnë tek dëshmitarët, tek të hetuarit apo edhe tek institucionet përgjegjëse për hetimin dhe gjykimin e rasteve. Garantimi i pavarësisë së SPAK nga të gjithë aktorët dhe sigurimi i mbështetjes institucionale do të jenë thelbësorë për të përballuar këtë sfidë”.

Përdorimi i parasë kesh është një sfidë thotë SPAK, por deklaron se shpenzimi i fondeve të partive politike do të jetë kryefjalë e punës së prokurorëve, ku në qendër të hetimit do të kenë shit-blerjen e votave.

“Përdorimi i parasë cash, i cili është i vështirë për t’u ndjekur, si dhe mungesa e bashkëpunimit nga individë apo subjekte private të përfshira, përbëjnë sfida të mëdha për organet hetimore. Në këtë kuadër, do të jetë e domosdoshme rritja e bashkëpunimit me institucionet financiare, forcimi i mekanizmave të raportimit të transaksioneve të dyshimta dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë Shqipërisë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related