“Rama e nisi dhe po e mbyll qeverisjen me kanabis”/ Salianji nga qelia: Jam i bindur, ky është mandati i tij i fundit

Data

Demokrati Ervin Salianji ka shprehur bindjen se ky është mandati i fundit i kryeministrit Edi Rama, teksa theksoi se “e nisi dhe po e mbyll qeverisjen me kanabis”.

“Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit”, shkroi ai, teksa komentoi votimin në Kuvendit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, siç ka deklaruar kreu i qeverisë.

Gjithashtu Ervin Salianji ka komentuar edhe kthimin mbrapsht të mandarinave me pesticide të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

“Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi”, u shpreh ai.

Ndërsa shtoi: “Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit. Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë.”

Postimi i plotë:

Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje…

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit. Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve. Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore. Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related