Pensionistët janë përballur me një situatë të vështirë këto ditë të fundvitit, pasi janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë për të marrë një abone autobusi.
Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi, pasi shumë prej tyre, për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore, kanë vështirësi në qëndrimin në këmbë për periudha të gjata. Për më tepër, ata janë të detyruar ta bëjnë këtë për shkak të pamundësisë financiare për të paguar për transportin publik
Në janar, pensionistëve u është premtuar mundësia e udhëtimit falas, por deri tani ata po përjetojnë vështirësi për të marrë abonen. Shumë prej tyre e cilësojnë këtë mënyrë shpërndarjeje si torturë dhe kërkojnë një zgjidhje që të lehtësojë këtë procedurë, për të shmangur këtë shqetësim të vazhdueshëm. Radhët e gjata për të marrë pensionin dhe bonusin tashmë janë shtuar me pritjet e tjera për abonen, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për ata që janë më të moshuar dhe kanë nevojë për ndihmë.
