Qori: Asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate! Pas 11 majit nis “blerja” e deputetëve

Data

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë është i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, asnjë parti nuk do të arrijë të marrë 71 mandate deputetësh.

Kjo situatë, sipas tij, hap disa skenarë të mundshëm. Ai thotë se njëri prej tyre është se partia që del e para nis ofertat për blerje deputetësh, që fatkeqësisht është bërë normale në Shqipëri.

Sipas tij skenari i dytë është ai i bashkëqeverisjes PS-PD, me gjasë nën maskën e një qeverie teknike që do të bëjë gjoja reformat e mëdha të integrimit, por, në fakt, do të çmontojë reformën në drejtësi.

“Skenari i tretë është ai i krizës së vazhdueshme politike, nga ku partitë e vjetra do të dobësohen vrullshëm, dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja”, shprehet ai.

Kjo, shprehet Arlind Qori, është alternativa që do të çojë përpara Lëvizja Bashkë në rast të mospasjes së një shumice të qartë në Kuvendin e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related