Qeveria Rama i ka orët e numëruara”, Gjokutaj ‘shpërthen’ ashpër ndaj kryeministrit: I doli era dhe matanë Adriatikut

Data

Avokati Genc Gjokutaj, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së kryedemokratit Sali Berisha, tha i bindur se qeveria Rama i ka orët e numëruara dhe se po vjen ora e lirisë për gjithë demokratët.

Teksa rikujtoi skandalet e aferave ndërkombëtare në të cilat lakohet emri i kryeministrit Rama, Gjokutaj tha se era e kësaj qeverie ka dalë dhe matanë Adriatikut.

Ora e demaskimit të kësaj qeverie po vjen. Ky shtet është hajduti prokuror.

Ora e lirisë, jo vetëm për doktor Berishën po për të gjithë demokratët , se të gjithë jemi nën një arrest të madh, kercënim të madh.

Kjo orë po vjen. Ndiqni me vëmendje se tashmë jo vetëm në Shqipëri por era e kësaj qeverie ka dalë dhe matanë Adriatikut.

Dhe, ky kryeministë , arrogant, dikator antiligjor, fshihet pas Shqipërisë dhe thotë që mediat e huaja shkruajnë sepse sulmojnë Shqiperinë.

Shqipëria nuk është Edi Rama. Shqiperia është populli shqiptar jeni ju njerëzit e lirë, të cilët do bëheni bashkë siç jeni dhe më shumë dhe do e lidhim këtë hajdut. Por nuk është vetëm ky , por janë shumë një bandë e tërë.” – tha Gjokutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related