“Qeveria po mbyt qytetarët me taksa”, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë se po rëndon gjithnjë e më shumë qytetarët përmes taksave të larta, duke u ndalur veçanërisht te çmimi i naftës, të cilin e cilëson si një nga faktorët kryesorë të rritjes së kostos së jetesës.

Në një reagim publik, Salianji shprehet se çmimi i naftës në Shqipëri është rreth 78–80% më i lartë krahasuar me Kosovën, ndërsa thekson se barra fiskale mbi karburantet përbën gati 60% të çmimit final që paguajnë qytetarët.

Sipas tij, akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja e bëjnë naftën në Shqipëri një nga më të shtrenjtat në rajon, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të ushqimeve, transportit dhe shërbimeve bazë.

“Ndërsa qeveritë e rajonit ulin taksat për të lehtësuar qytetarët, në Shqipëri taksat vetëm rriten, sepse qeverisë i duhen para për të ushqyer korrupsionin,” deklaron Salianji.

Ai shton se nafta e shtrenjtë nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por gjithë zinxhirin ekonomik, duke rritur varfërinë dhe duke ulur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Në reagimin e tij, Salianji e cilëson këtë qasje si “model grabitjeje dhe jo qeverisje”, duke bërë thirrje për reagim qytetar dhe protesta kundër politikave fiskale të mazhorancës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related