“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Flamur Noka: Opozita ka demaskuar korrupsionin dhe “narko-regjimin” e Ramës

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka humbur legjitimitetin, duke e lidhur këtë me zhvillimet e fundit politike dhe denoncimet për korrupsion.

Në një intervistë televizive, Noka u shpreh se opozita ka luajtur një rol kyç në “demaskimin e pushtetit”, përmes publikimit të asaj që ai i cilësoi si fakte dhe prova për korrupsion dhe inkriminim të institucioneve.

Sipas tij, situata politike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa ai i përshkroi zhvillimet në kampin qeverisës si “në kufijtë e dramatikes”.

“Opozita nuk është në betejë për pushtet, por për kauzat e demokracisë”, theksoi Noka, duke shtuar se Partia Demokratike mbetet forca kryesore që përballet me qeverinë.

Ai gjithashtu akuzoi mazhorancën për përpjekje për të dobësuar opozitën, ndërsa pretendoi se PD ka arritur të ekspozojë atë që e cilësoi si “narko-regjim”.

Deklaratat e Nokës vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë intensifikuar, sidomos në lidhje me çështjet e korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related