Qeni bllokohet te Ura e lumit Osum në Berat, shërbimet e MZSH ndërhyjnë menjëherë

Data

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Berat u vu në dijeni nga një grup turistësh për një qen të bllokuar në shtratin e Lumit Osum, pranë urës së varur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua një ndërhyrje nga ekipi i shërbimit, i cili arriti me sukses të nxjerrë kafshën nga zona e rrezikut.
Falë veprimit të shpejtë dhe profesional të strukturave të emergjencës, qeni u shpëtua pa dëmtime dhe situata u vu nën kontroll.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related