Pyetet rreth pretendimeve të opozitës për armën, Mërtiri shmang komentin: Largimi i Berishës e vetmja rrugëzgjidhje

Data

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ergys Mërtiri diskutoi aksionin e opozitës në dyert e Kuvendit, përballë Gardës dhe FNSH-së. Ai theksoi se “largimi i Sali Berishës është e vetmja mënyrë për të larguar Edi Ramën nga pushteti.”

Mërtiri shmangu të komentonte nëse polici që u përplas me Luan Baçin kishte apo jo pistoletë, duke thënë: “Mua më intereson çfarë bëjnë aktorët politikë. Policia jep përgjigje para ligjit. Nuk merrem këtu nëse kishte apo nuk kishte pistoletë.” Ai e cilësoi si “turp” diskutimin rreth armëve, duke theksuar se opozita duhet të përqendrohet më shumë në strategjitë e saj politike.

Analisti theksoi se situata aktuale e opozitës është e ndërlikuar dhe se “Edi Rama jeton në pushtet për shkak të Berishës dhe shpurës së tij, që bëhen qepaza në parlament për një karrige si deputet.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related