Putin shpreh ngushëllime për vdekjen e Ali Khameneit: “Vrasje cinike, shkelje e moralit dhe së drejtës ndërkombëtare”

Data

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje cinike” dhe shkelje të normave të moralit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Në një mesazh ngushëllimi drejtuar presidentit iranian Masoud Pezeshkian, i publikuar nga Kremlini, Putin shprehu “ngushëllimet më të thella” për humbjen e liderit iranian, duke theksuar se akti ishte kryer “në shkelje të të gjitha normave të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas deklaratës, Putin e përshkroi Khamenein si një “shtetas të shquar”, i cili kontribuoi në zhvillimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit.

Reagimi i Moskës vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të raportuara amerikano-izraelite mbi Iranin, që kanë përshkallëzuar situatën në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related