Putin pranon propozimin e Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

Data

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor duke falenderuar Presidentin amerikan Donald Trump që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.

Sipas mediave të huaja, më tej Putin tha se është dakord me propozimin për armëpushim, por theksoi se duhet të jetë një paqe e qëndrueshme.

“Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por ai duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” tha Putin.

Presidenti rus foli gjithashtu për vizitën e tij në rajonin e Kurskut. Ai tha se situata atje është plotësisht nën kontrollin e Rusisë. Ai shtoi ndër të tjera se kontrolli nga forcat ukrainase “ka humbur” në Kursk, duke thënë se pajisjet e tyre janë “braktisur”.

Si rrjedhojë sipas presidentit rus, “do të ishte mirë” që Ukraina të arrinte armëpushim 30-ditor, duke thënë se “ne jemi pro”. Putini tha se është dakord që t’i jepet fund konfliktit me Ukrainën, por me mjete paqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related