Publikohen detaje të reja për aksidentin ku humbën jetën tre shtetas nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Data

Janë bërë publike detaje të reja lidhur me aksidentin rrugor në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre shtetas nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të cilët udhëtonin me një automjet që u gjet i fundosur në lumin Lepenc.

Sipas një të afërmi të viktimave, familjarët kishin udhëtuar drejt Aeroportit të Shkupit për të marrë një të afërme. Ai deklaroi se kontakti i fundit me ta është regjistruar nga kamerat e sigurisë, përpara se automjeti të humbte gjurmët. Sipas tij, drejtuesi i mjetit mund të ketë devijuar nga itinerari dhe më pas ka ndodhur aksidenti.

I afërmi ngriti gjithashtu pretendime se në zonën ku ndodhi ngjarja mungonte sinjalistika rrugore, duke sugjeruar se kjo mund të ketë ndikuar në aksident. Këto pretendime nuk janë konfirmuar deri më tani nga autoritetet përgjegjëse.

Tre viktimat, të gjithë banues në Vushtrri, humbën kontaktet me familjarët pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën operacionet e kërkimit, gjatë të cilave automjeti i tyre, një Mercedes GLC me targa gjermane, u lokalizua i fundosur në lumin Lepenc.

Sipas autoriteteve dhe raportimeve të mediave lokale, pas nxjerrjes së automjetit nga lumi u konfirmua se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

Sqarim: Rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet kompetente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related