Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të ‘Sterilizimit’ dhe të ‘check-up’ në Shëndetësi.
Një ditë pas protestës së “Mosbindjes Civile”, zv.kryetari socialist Plarent Ndreca sapo mori fjalën provokoi ligjvënësit demorkratë duke i uruar “mirëseardhjen” me ironi pas bojkotit disa ditor.
Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë debati mes Vokshit dhe Ndrecës i cili përdori një fjalor banal, ndërsa kundërpërgjigjia nga demokratët nuk mungoi. Pjesë nga debati:
Ndreca: Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit
Ina Zhupa: Po na përjashtove ti
