Pse iku “REDAKTORI” i Erion Veliajt në mërgim nga frika e Edi Ramës dhe pse është alarmuar nga rrëfimi i tij…

Data

Largimi i papritur dhe i pazakontë i Endri Fugës nga Shqipëria ka tronditur thellë rrethet e qeverisë socialiste dhe ka ndezur alarmin në zyrën e kryeministrit. Për shumë vite, Fuga ka qenë “eminenca gri” e Edi Ramës, njeriu i fshehtë që ka kontrolluar fijet e komunikimit politik dhe strategjitë mediatike të kryeministrit dhe Partisë Socialiste. Por kur hetimet e SPAK filluan të përfshijnë edhe emrin e tij në linja të dyshimta që lidhen me bizneset, tenderët dhe kompanitë fantazmë pranë Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, situata u përkeqësua përtej çdo pritjeje.

Sipas burimeve të besueshme brenda PS-së, situata është aq e rëndë sa kryeministri Rama dyshohet se i ka dërguar një mesazh paralajmërues në Xhakarta pas arratisjes së Fugës. Mesazhi erdhi përmes një ndërmjetësi, shumë të afërt me të dy, dhe përmbante një paralajmërim të qartë: “Mbyll gojën dhe çdo gjë do të mbetet nën kontroll.” Ky urdhër joformal tregon frikën që mbizotëron në kryeqendrën e pushtetit, një frikë që mund të përmbytë edhe vetë kryeministrin nëse ecuria e hetimeve do dalë jashtë kontrollit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related