Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi takimin e kreut të PL Ilir Meta, me Flamur Nokën ku diskutuan dhe për aleancat për garën e 2025.Në një intervistë gazetari Mahmutaj tha se kreu i PL është i humbur.
“Ai dihet që është i humbur dhe figura e tij është totalisht e djegur. Sidoqoftë të shkojë punë është i humbur dhe e ka të kotë. Është i kotë shënimi i emrit të tij në listën e kandidatëve. Qoftë edhe me PD
Meta thënë ndryshe “një hajdut i ngjitet një hajduti tjetër” për t’u bërë bashkë. Partia e Lirisë është tashmë e përçarë dhe është katandisur siç e thotë populli, “është katandisur si kokoshi në një thelë”. Gjithashtu ai theksoi se familja Berisha vetëm po sulmon SPAK në një formë shumë të ulët. “Përpiqen të sulmojnë personalisht prokurorët e SPAK”, u shpreh gazetari.
