Një 63-vjeçare humbi jetën një ditë më parë pasi u godit nga një i ri 24 vjeç, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.
Por ky nuk është rasti i vetëm kur të rinjtë janë shakatar të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës. Sipas INSTAT, me trokitjen e vjeshtës, 94.4% e aksidenteve kanë ardhur si pasoje e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku mbizotërojnë të rinjtë të grupmoshave nga 25-34 vjeç.”
“Ka te bëjë shumë me vetëbesimin e tepruar. Nuk kanë pjekurinë e duhur. Kur bëjnë 18 vjeç duan lejen e drejtimit. Aty është e keqja. Ka hyri si koncept që duhet ta kem lejen e drejtimit. Një studenti nuk i duhet leja e drejtimit. E duan për mburrje, dhe kjo mburrje ndonjëherë çon në katastrofë. Çdo gjë kërkon pjekurinë e vet”, tha Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore.
Ajo çka vihet re është fakti që nga 142 aksidente rrugore të regjistruara gjatë muajit shtator, pjesa më e madhe kanë ndodhur ditën e hënë.
“E shquar dita e hënë sepse nis nga ora 12:30 e natës e në vazhdim. Vijnë nga ambiente festive ku mund të kenë përdorur pije alkoolike dhe drejtojnë automjetin të dehur dhe shkaktojnë aksidente”, tha Hoxha.
