PS rikthen planet për të kapur KLSH, Braçes i dalin kundër të vetët, debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë mes…

Data

Kontrolli i Lartë i Shtetit kësaj herë është bërë mollë sherri për opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi me ngulm ndryshime në strukturën e KLSH. Deputeti i mazhorancës tha se KLSH duhet të jetë një institucion i transparent, pasi rastet e korrupsionit nuk mungojnë. “Ne kemi auditim e brendshëm të institucioneve ekzekutive, që më thënë të drejtën lë shumë për të dëshiruar dhe në disa raste është korruptuar. KLSH ka përgjegjësi për të audituar audituesit e brendshëm për të mos lejuar korruptimin e audit të brendshëm, si audituesit në sektorin e doganave të tatime që janë kthyer në problem”, shprehet Braçe.

Debatet

Por, deputeti socialiste, Alban Xhelili tha se ndryshimet bëhen në sajë të standardeve jo ligjeve, rastet e korrupsionit duhet denoncuar. “Nëse keni element korruptiv ose që ka të korruptuar, shumë bukur ai që e di, të shkojë t’i denoncojë. S’po them për në këtu, po them për ata që bëjnë rolin e spiunit”, tha Alban Xhelili, raporton TCH. Sipas Braçes, nëse do të krijojmë transparencë të KLSH duhet të bëhen publike koha dhe plani i auditimit. “Unë funksionojë me informacion, nuk funksionojë me spiun. Tani kanë 10 muaj në një drejtori atje, çfarë bën audituesi 10 muaj në një drejtori, dhe këtë e di drejtori çfarë di drejtori që këtë e di drejtori”, tha më tej deputeti i PS, Braçe. Për kolegun e Braçes, përcaktimi i kohës së auditimi është një kërkesë e tepërt. “O shok si mund t’i përcaktosh ti kohë kontrolli KLSH, me bë një kontroll rutinë thua ti. Unë jam kundra kësaj”, u shpreh deputeti i PS, Frrok Gjini. “Po kërkoj transparencë në përcaktimin e afatit dhe të argumenteve për shtyrjen e afatit”, tha më tej Braçe. Në fund të mbledhjes së komisionit, tonet e ngritura nuk vendosën asgjë për funksionimin e ri të institucionit të pavarura, të KLSH.

Detajet

Ndërkohë kujtomë se pak ditë më parë është zbardhur në media drafti i mazhorancës që synon të vendosë nën kthetrat e saj Kontrollin e Lartë të Shtetit. Padyshim ideatori është kreu i Komisionit të Financave, Eduard Shalsi, i cili kërkon të fusë hundët dhe tek institucioni i vetëm që po denoncon aferat e qeverisë. Sipas draftit, në varësi të Komisionit të Ekonomisë, do të krijohet nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”. Ndonëse thuhet se ndër qëllimet e ngritjes së këtij komisioni është që institucionet të rrisin zbatimin e rekomandimeve të KLSH, në fakt Shalsi me shokë dalin zbuluar në fund, pasi vetë Kuvendi do të fusë duart te zgjedhja e audituesve të jashtëm të KLSH. Po ashtu Kuvendi do kontrollojë financat e institucionit.

“Kompetencat e nënkomisionit janë:… f) Paraqitja e raporteve dhe trajtimi i përgjigjeve apo propozimeve të tjera për çështjet të cilat janë pjesë e fushëveprimit dhe kompetencave të nënkomisionit; g) Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së KLSH-së dhe raporteve të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të KLSH-së; h) Shqyrtimi i projektbuxhetit vjetor të KLSH-së dhe raportimi i gjetjeve te Komisioni për Ekonominë dhe Financat; i) Ndërmerr procedurat për përzgjedhjen e audituesve të jashtëm të llogarive të KLSH-së dhe i paraqet rekomandimet Komisionit për Ekonominë dhe Financat; j) Paraqitja e raportit vjetor për veprimtarinë e tij”, thuhet në draft. Ndërkohë janë zbuluar dhe anëtarët e nënkomisionit, teksa palë është bërë dhe opozita. Edhe pse dje e pardje e kundërshtonin draftin, kanë dërguar emrat e anëtarëve. Madje, ky komision do të drejtohet nga PD, ndërkohë PS ka shumicën. Nënkomisoni përbëhet nga 5 anëtarë: Emilja Koliqi kryetare PD, Enslemvera Zake zëvendëskryetare PS, Alban Xhelili anëtar PS, Pranvera Resulaj anëtare PS, Sorina Kote anëtare PD. Anëtarët zëvendësues: Antoneta Dhima- PS, Edmond Spaho- PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related