Protestuesja i përgjigjet Ramës: “Shqiptarët të dalin në shesh deri në largimin e qeverisë”

Data

Protesta e 39-të kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, ku qytetarët kanë ritheksuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një protestuese reagoi ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit, i cili në reagimet e tij ka përdorur shprehjet “sorra” dhe “korba” për kritikët e tij.

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, i ka në Kryeministrinë e vet. Gjysmat i ka në burg,” u shpreh protestuesja.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në protestat e përditshme, duke theksuar se mobilizimi duhet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të protestuesve.

“Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret,” deklaroi ajo.

Protesta e kësaj mbrëmjeje nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related