Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

Data

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3- vjeçare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima. Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licencë e kushte. Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2023 u zbuluan 60 subjekte pa licencë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, ku përveç gjobave u mor vendimi për mbylljen e menjëhershme.

Edhe në vitin 2024 janë zbuluar dhjetëra subjekte pa licencën e duhur për kopsht. Por, shumë nga këto subjekte kanë ndryshuar fushën e veprimtarisë duke u kthyer në  “qendra ditore” ose “shërbime të përkujdesit komunitar” dhe kjo sipas Drejtorisë së Arsimit ka penguar ushtrimin e kontrollit. Shumë të tjera nuk u gjetën fizikisht. Thënë më thjesht, subjektet me shkelje vazhdojnë të funksionojnë si kopshte pavarësisht se kanë një licencë tjetër.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë se kjo është një mënyrë për të mbyllur sytë ndaj paligjshmërisë. Atë që nuk bëjnë institucionet, e bën “Stop” duke dalë në terren ku zbulon se disa subjekte pavarësisht se punojnë si kopshte, nuk kanë licencë për kopsht ose e kanë për shërbime të tjera.

“Stop” ndalet konkretisht te “Kopshti i Letës” në Don Bosko dhe te kopshti “Erbore” në Komunën e Parisit. Duke u bazuar në listën e kopshteve që gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, “Stop” pyeti nëse ato zotërojnë ose jo licencën e duhur. Kopshti privat  “Borëbardha” në Don Bosko, pasi në QKB ka një licencë për shërbime të përkujdesit komunitar, por në realitet funksionon si një kopsht.

Gazetari: Ju si institucion çfarë licence keni për ushtrimin e këtij aktiviteti?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related