Gjatë marshimit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, protestuesit vizatuan në bulevard datën “27 korrik” dhe një simbol grafik, në kuadër të thirrjes për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për të hënën para godinës së Parlamentit.
Sipas organizatorëve, protesta do të zhvillohet në të njëjtën ditë me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Pas grumbullimit pranë Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin drejt Parlamentit, ku shprehën qëndrimet e tyre përmes pankartave dhe sloganeve.
Mesazhet e vizatuara në bulevard dhe sloganet e brohoritura gjatë tubimit përfaqësojnë qëndrimet e protestuesve dhe organizatorëve të protestës. Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur një reagim nga institucionet lidhur me këto mesazhe.
