Marshimi i protestuesve në Tiranë u ndal mbrëmjen e së mërkurës përpara Komisariatit Nr. 3, ku sipas organizatorëve mbahen disa nga personat e shoqëruar pas protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit.
Pjesëmarrësit u ulën në rrugë përpara godinës së komisariatit dhe brohoritën në kor thirrjen “Lironi çunat”, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.
Tubimi para komisariatit pasoi marshimin e zhvilluar pas protestës përpara Kryeministrisë dhe u zhvillua nën praninë e forcave të Policisë së Shtetit. Organizatorët kanë kërkuar lirimin e personave të ndaluar, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se shoqërimet dhe arrestimet lidhen me incidentet e regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.
