Qytetarë dhe mbështetës të protestës janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku po zhvillohet një tjetër tubim kundër qeverisë.
Sipas organizatorëve, protesta hyn në ditën e 51-të të zhvillimit të saj. Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta po zhvillohet në sheshin qendror të Tiranës, ndërsa forcat e rendit janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e tubimit.
Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur një reagim të ri nga qeveria lidhur me kërkesat e artikuluara gjatë protestës.
Qëndrimet e paraqitura gjatë tubimit përfaqësojnë opinionet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protestë.
