Protesta në Tiranë, protestuesi ironizon Ballukun dhe koston e jetesës gjatë fjalës para Kryeministrisë

Data

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së martës në Tiranë, një nga protestuesit përdori ironi në fjalën e tij për të komentuar çështjen e kostos së jetesës dhe akuzat publike që lidhen me zyrtarë të lartë.

Duke iu referuar hetimeve të SPAK-ut, ai përmendi Belinda Ballukun, ndërsa krahasoi situatën e tij ekonomike me pretendimet që, sipas tij, qarkullojnë në publik.

“Tezja Belinda, sipas SPAK-ut, ka 300 apartamente. Zonjës i duhet një javë me gjet çelësat e shtëpisë. Mua një javë s’më ka zënë gjumi kur m’u rrit qiraja 80 mijë lekë të reja”, u shpreh protestuesi.

Në vijim të fjalës së tij, ai u ndal edhe te niveli i pensioneve dhe kostot e jetesës, duke përdorur sërish tone ironike për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës ekonomike.

Protesta e mbrëmjes ishte dita e 31-të e tubimeve të organizuara në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe qeveritare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related