Protestë mbarëkombëtare në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Data

Qindra qytetarë nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur këtë mbrëmje në Sheshin “Skënderbej”, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që po zhvillohet në kryeqytet.

Tubimi shënon ditën e 11-të të mobilizimit qytetar, i cili fillimisht nisi si kundërshtim ndaj projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, por që më pas është zgjeruar duke përfshirë një sërë kërkesash të tjera me karakter politik dhe social.

Pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë manifestimin e tyre. Mes thirrjeve më të dëgjuara janë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, rritjen e transparencës në vendimmarrje dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha trevat e vendit që t’i bashkohen tubimit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një manifestim kombëtar në mbrojtje të interesit publik dhe të drejtës për t’u dëgjuar.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit publik gjatë zhvillimit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related