Protestë karagjozësh para Parlamentit Evropian, besnikët e Berishës dështojnë në Strasburg me kërkesën për të liruar…

Data

Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike u mblodhën dje në një protestë karagjozësh dhe të dështuar para Parlamentit Europian në Strasburg. Kjo lëvizje e PD-së vjen pas skenarit të mosbindjes civile, që PD thotë se ka nisur pas arrestimit të Ervin Salianjit. Para Parlamentit Europian ligjvënësit e opozitës ngritën edhe çështjen e Sali Berishës, që ndodhet në “arrest shtëpie” për aferën “Partizani” dhe Salianjit, por duket se harruan atë të Ilir Metës, i arrestuar këtë të hënë. Në duar deputetët mbajnë edhe pankarta në të cilat shkruhet “Free Berisha”. Folësit në këtë protestë nuk përmendën Ilir Metën, aleatin më të madh të Sali Berishës, që sot është në qeli.

Detajet

Paralelisht me aktet simbolike jashtë godinës, delegacioni i demokratëve kreu edhe takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian. Më i rëndësishmi ishte ai me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE David McAllister. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i shprehën zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri. Ndërkohë deputeti Asllan Dogjani tregoi arsyet e kësaj proteste. Ai thotë se synojnë të sensibilizojnë opinionin publik për atë çfarë ndodh në Shqipëri. Dogjani thotë se protesta është edhe për Berishën dhe deputetët e opozitës të arrestuar sipas tij në mënyrë të kundërligjshme. Ai thotë se BE duhet t’i kërkojë llogari Ramës, ndërsa shtoi se në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira. “Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk anëtarësohemi në BE kur s’ka zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Ne po kërkojmë gjërat elementare, jemi këtu dhe i kërkojmë PE që të jetë krah shqiptarëve, t’i kërkojnë llogari Ramës.

Jemi këtu edhe për Berishën edhe për arrestimeve politike të deputetëve të opozitës në mënyrë të kundërligjshme. Jemi këtu për të protestuar për gjithçka. I kërkojmë BE që të ketë të njëjtin standard edhe te ne. Ti kërkojnë llogari Ramës dhe të jenë krah popullit shqiptar që të ketë demokraci, që në Shqipëri mos të caktohen nga grupet kriminale deputetë, si rasti i Durrësit, grupet kriminale caktonin se kush do ishte i dyti apo i tretoi në listën e PS në qarkun e Durrësit. Protestat i bëjnë mirë kujtdo. Protesta jonë ka lindur si domosdoshmëri, pasi i kemi kryer të gjitha përpjekjet tona. Po instalohet diktatura nga një njeri, grupet kriminale emërojnë ministrat, drejtuesit e policisë. Kemi ardhur për sensibilizuar opinion publik, jemi për të informuar, jemi mbledhur me pankarta për të informuar parlamentarët se si është e vërteta në Shqipëri, se si grupet kriminale janë në politike, emërojnë deputetët, vjedhin përmes inceneratorëve, tenderëve”, tha Dogjani për mediat shqiptare.

Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

Nga ana tjetër, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar dje vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas Mandl dhe z. Davor Ivo Stier, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruan se “heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncojë lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related