Protestat në Serbi, Kamberi: Vuçiç e çon Serbinë në diktaturë nëse e fiton betejën me qytetarët

Data

Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë atje.

Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.

Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.

Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiqit për të biseduar me grupet e pakënaqura.

Kemi një revoltë të tillë gjithëpopullore në Serbi, kur absolutisht e shohim që ekziston një mosgatishmëri absolute e presidentit Vuçiq që të ulet të bisedojë me grupet e pakënaqura me studentë, qoftë me opozitën, qoftë me pakicat që janë grupet më të margjinalizuara. Do të shohim sa do të zgjasë, cili do të jetë niveli dhe dinamika e protestave këto ditë në Serbi. Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë të marrë në protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related