Janë zbardhur detaje të reja nga vetëdozimi në Policinë e Shkodrës e 25-vjeçarit Samuel Troshani dhe 24-vjeçarit Izmir Sakica, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Qershor të vitit të kaluar në rrugën “Pogej” të lagjes Rus.
Gazetari i kronikës Eni Ferhati tha në Euronews Albania se në pamjet filmike të kamerave të sigurisë të dhunimit të Vladimir Bruçit, dy të rinjtë shfaqeshin edhe të armatosur, duke e dhunuar nën kërcënimin e armëve.
Sipas tij, kur u dorëzuan në Policinë e Shkodrës, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë dorëzuar edhe dy armë, një pistoletë e ngjashme e llojit ”Glock” dhe një armë zjarri e dyshuar automatike, duke pretenduar se janë të njëjtat me ato që shfaqen në pamjet filmike.
Ferhati tha më tej se Troshani dhe Sakica pretendojnë se armët janë sportive dhe nuk përmbushin kushtet teknike për të qenë armë zjarri.
“Si Samuel Troshani, po ashtu edhe Izmir Sakica janë dy personazhe që njihen nga Policia e Shkodrës. Emri i tyre në fakt u bë publik në muajin Qershor, disa muaj para masakrës së Dobraçit, ku këta dy individë në një konflikt me Vladimir Bruçin dhe djalin e tij, i dhunuan ata, madje në pamje të kamerave të sigurisë që ka sekuestruar Policia e Shkodrës në muajin Qershor, ata janë shfaqur edhe të armatosur në konfliktin për parkimin e gabuar, në një prej lagjeve të Shkodrës. Nën kërcënimin dhe të armëve më pas kanë dhunuar edhe Vladimir Bruçin dhe u lëshuan masat arrest me burg në mungesë.
