Protesta në Velipojë, banorët hyjnë në kantierin e resortit

Data

Banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë kanë zhvilluar ditën e gjashtë radhazi protesta kundër ndërtimit të një resorti turistik, duke u futur sot brenda kantierit ku po kryhen punimet. Situata është përshkallëzuar, ndërsa mes protestuesve dhe forcave të policisë janë shënuar përplasje fizike.

Rreth 50 banorë janë afruar pranë mjeteve të rënda të ndërtimit, ndërkohë që policia ka ngritur kordon sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre drejt fadromave. Tensioni në zonë mbetet i lartë, ndërsa banorët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

Protestuesit pretendojnë se tokat ku po ndërtohet resorti janë grabitur përmes dokumenteve të falsifikuara dhe se prona u është shitur investitorit pa zgjidhur më parë konfliktin e pronësisë. Sipas tyre, ekzistojnë certifikata pronësie të dyfishta dhe procesi i regjistrimit është kryer në mënyrë të përshpejtuar dhe të dyshimtë.

Banorët kërkojnë verifikim të plotë të dokumentacionit nga institucionet përgjegjëse dhe hetim të veprimeve të Kadastres, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në ndalimin e ndërtimit dhe zbardhjen e çështjes së pronësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related