Protesta hyn në ditën e tetë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: “Rama në burg, Berisha në burg”

Data

Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e së dielës përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të ditës së tetë të protestave që po zhvillohen kundër qeverisë dhe projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur më pas përpara selisë së qeverisë, ku vijuan thirrjet dhe mesazhet e tyre kundër klasës politike.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të protestuesve jo vetëm ndaj qeverisë aktuale, por edhe ndaj figurave kryesore të politikës shqiptare ndër vite.

Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksuan se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat lidhen me anulimin e projektit në Zvërnec, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe ndryshime në kuadrin ligjor për investimet strategjike.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa protesta po shoqërohet me mbështetje dhe aktivitete solidarizuese edhe nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related