Protesta e “Rithemelimit”/ Ja rrugët që bllokohen sot në kryeqytet, blindohet kryeministria

Data

Kjo është protesta e parë që ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht

Opozita ka paralajmëruar protestë paqësore sot në orën 17.30 para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo është protesta e parë që ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak se ndodhet në “arrest shtëpiak”. Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendit. Rreth 1200 forca policore do të jenë të pranishme, ndërsa me rëndësi të veçantë është ruajtja e institucioneve.

Rrugët që do të bllokohen para dhe gjatë protestës janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Dyert e Kryeministrisë janë të blinduara me veshje metalike, ndërsa policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit kamera me rezolucion të lartë. Zhvillimi i kësaj proteste 20 shkurt përkon me rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related