Protesta e PD-së, dyshime mbi përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar

Data

Pas shpërndarjes së protestuesve nga zona përpara Parlamentit, në terren kanë mbetur shishe të pashpërthyera molotovi dhe bombola të gazit lotsjellës të përdorura gjatë ndërhyrjes së policisë.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar nga vendngjarja, ku ka këqyrur nga afër një prej bombolave të gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës. Sipas tij, nga të dhënat e shënuara në bombolë rezulton se ajo ka qenë e skaduar që në janar të vitit 2019.

Ky zbulim ka ngritur pikëpyetje mbi pajisjet e përdorura gjatë menaxhimit të protestës dhe standardet e sigurisë së mjeteve të kontrollit të turmave. Sipas raportimit, nuk është rasti i parë që konstatohet përdorim i gazit lotsjellës të skaduar gjatë protestave të opozitës.

Edhe në protestën e mëparshme të Partisë Demokratike ishte evidentuar përdorimi i bombolave të gazit lotsjellës me afat të tejkaluar, konkretisht të skaduara në vitin 2023. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me këto pretendime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related