Protesta e opozitës, Pjerin Ndreu: PD do penalizojë veten me dhunën, përshembull ja receta ime si ish-polic

Data

Pjerin Ndreu, kreu i bashkisë së Lezhës, i ftuar në një intervistë televizive, tha se Lezha nuk është prekur nga përmbytjet e fundit në vend. Ai theksoi se ky qytet do të dalë nga harta e zonave problematike sa i përket përmbytjeve, falë një investimi të ri që përfundon në 2026-ën, dhe mbikëqyret nga KFV-ja gjermane.

Sasia e reshjeve në Lezhë ka qenë më pak se sa në Vlorë. Ajo sasi që ka rënë në Vlorë është e pamenaxhueshme edhe në qytetet më të mira të botës. Lezha pati një situatë jo më shumë se dy orë, uji është tërhequr. Ne në vite kemi bërë disa lehtësime, por s’e kemi zgjidhur problemet. Problemi zgjidhet tani, kemi firmosur lejen e punimeve, besoj nga java tjetër fillojmë masivisht, gjithë sistemi i ujërave të zeza dhe të bardha futet në investim. Ky problem s’do ekzistojë më. Një stacion i fuqishëm pompash do bëjë që të thithet uji menjëherë në Lezhë. Me këtë investim Lezha del nga harta e qyteteve që mund të kalojë në kaos me shirat që bien. Ka patur një problem në tregun e qytetit ku një çati është çarë. Tregu menaxhohet nga privatët. Ne mund të ndërhyjmë si ndërmjetës, duke u dhënë ultimatum atyre qe menaxhojnë tregun

S’ka pasur asnjë dëm nga reshjet, dy orë ka zgjatur, uji është tërhequr. Tashmë do zgjidhim problemin përfundimisht dhe do dalim para qytetarëve me problematikë të zgjidhur. Është lidhur kontrata. Do fillojnë punimet masivisht. Punimet janë me supervizor gjerman. Ndërhyn KFV-ja. Priten të përfundojnë në 2026, por faza e parë e qytetit do mbyllet më shpejt. Ujërat e zeza s’do derdhen më në lumë, por në impiant, dhe ujërat e bardha do disiplinohen”.

Ndreu tha se sot Bashkia Lezhë është me zero borxhe. Sa i takon protestës Ndreu tha se PD do të penalizojë veten duke bërë akte të dhunshme.

Protesta fare s’më shqetëson. A do recetën time si ish-polic. Do dalin do thyejnë, do djegin, do bëjnë, do shkojnë te shtëpia me zero përfitim, do humbin shumë në sytë e opinionit publik, dhe do marrin ndonjë penalizim të gjithë ata që do kryejnë akte të tilla të dhunshme. Qeveria s’bie me protesta militantësh. Kurrë s’ka rënë me protesta militantësh. Ky zotëria do ushtarë të familjes së vet që t’i nxjerrë në luftë dhe t’i tregojë muskujt Europës, Amerikës, qeverisë, që po s’më konsideruat mua do bëj luftë. Do bëjnë ca dëme që do t’u bien atyre në kokë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related