“Dosjet që kanë ardhur janë transkriptime të SKYECC”- Paralajmëron gazetari: Këtë muaj mund të ndodhë një Palermo

Data

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e fundit të SPAK, ku u lëshuan 50 urdhërarreste dhe u goditën 7 grupe kriminale.

Sipas gazetarit, 20 emrat e arrestuar janë “shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, kanë qenë në lidhje me politikanë”.

Ai u shpreh në emisionin ‘Open’ në News24, se dosjet që kanë ardhur në SPAK janë transkriptime të SKYECC.

 “Këta janë shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, kanë qenë në lidhje me politikanë. Kanë qenë Bajrat në shtab elektoral, kanë qenë Avdylajt në shtab elektoral. 184 dhe 339 janë shaka në raport me dosjet që kanë ardhur tani me dosjet nga Franca. Krimi elektoral i këtyre aktorëve është ende i paofruar. Janë emra që janë të lidhur me deputetë, ministra, kryetarë të bashkive. Dosjet që kanë ardhur janë transkriptime të SKY/ECC”, tha Çollaku.

Gazetari paralajmëroi se “këtë muaj mund të ndodhë një Palermo, pasi mund të bëjnë vrasjet edhe pa para, për shkak se janë mësuar se kush ka dashur të vrarë dhe kush porosiste vrasjet”.

Çollaku, referuar dosjes së SPAK, tha se është arritur deri atje sa ish-deputetin Arben Ndoka kanë dashur ta vrasin Rrajat e ish-deputetit tjetër të PS-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related