Aksi rrugor Kakavijë–Janinë pritet të bllokohet sërish mbrëmjen e sotme për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq dhe do të zgjasë nga ora 18:00 deri në orën 21:00, sipas orës greke.
Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa lëvizja e mjeteve të tjera do të ndalohet plotësisht.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të planifikojnë udhëtimet e tyre jashtë këtij orari, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në qarkullim.
