Protesta e 41-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës

Data

Qytetarët do të mblidhen edhe këtë të premte në Tiranë për protestën e 41-të radhazi kundër qeverisë, duke vijuar mobilizimin e nisur më shumë se një muaj më parë. Organizatorët bëjnë të ditur se grumbullimi do të nisë në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike dhe rritje të llogaridhënies së institucioneve. Gjatë marshimeve të deritanishme janë dëgjuar edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, që sipas organizatorëve pasqyrojnë pakënaqësinë ndaj figurave kryesore të politikës shqiptare.

Lëvizja nisi si një reagim kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e ditëve është shndërruar në një protestë me kërkesa më të gjera politike dhe sociale. Pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, qeverisjen dhe mënyrën e administrimit të interesit publik.

Sipas organizatorëve, protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa ata u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen tubimeve në mënyrë paqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related